12.05.2026
1 min read

Mashtrim i madh’’, PSD me aksion, Molliqaj: Osmani s’është kthyer në LDK, po e përdor për naj pozitë

PSD ka realizuar një aksion në sheshin e Prishtinës, afër objektit të qeverisë dhe kuvendit të Kosovës.

Aty ka folur edhe lideri i kësaj partie, Dardan Molliqaj, i cili është deklaruar për bashkimin e Vjosa Osmanit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përcjell Gazeta Express.

‘’Po garojnë për pak më shumë deputetë, me pas pak ma shumë hise në qeverinë e ardhshme. Kthimi që u trumbetua me të madhe i Vjosa Osmanit në LDK, i ka dy probleme të mëdha. Është një mashtrim i madh publik, Osmani nuk është kthyer fare në LDK, ajo po e përdor LDK si trampolinë për potencialisht naj pozitë të ardhshme në institucionet e Kosovës’’, ka thënë Molliqaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Çifti dënohet me burg pasi mbajti të izoluar 3 fëmijët për gati 4 vite

Next Story

Dallaveret me patent shoferë, ngritet aktakuzë ndaj 12 personave

Latest from Blog

Go toTop