Sot kanë nisur punimet për rehabilitimin e trupit të dëmtuar të rrugës në Carralevë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se është lidhur kontrata dhe ka filluar realizimi i punimeve për stabilizimin e rrëshqitjes së trupit të rrugës në fshatin Carralevë, në Komunën e Shtimes.
Sipas njoftimit, ky intervenim pritet të rikthejë sigurinë dhe stabilitetin e plotë në këtë segment rrugor.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit thekson se mbetet e përkushtuar për reagim të shpejtë dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore në vend.