Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të Lezhës janë mbledhur sot pranë Obeliskut të qytetit, për të ndezur qirinj në kujtim të saj dhe për të kërkuar drejtësi.
Në një atmosferë dhimbjeje, të pranishmit mbajtën një minutë heshtje, vendosën lule pranë fotografisë së Xhuanës dhe kërkuan zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së saj.
Familjarët thonë se prej dy muajsh po përballen jo vetëm me humbjen e rëndë, por edhe me ankthin për të vërtetën e ngjarjes. Ata kërkojnë që institucionet të veprojnë dhe drejtësia të vihet në vend sa më parë.
Xhuana Nikollaj, 25 vjeçe nga Lezha, humbi jetën në QSUT në Tiranë, në rrethana ende të paqarta. Sipas raportimeve, ajo dyshohet se kishte konsumuar lëndë helmuese, ndërsa familjarët pretendojnë se në trupin e saj kishte shenja dhune.
Policia ka shpallur në kërkim partnerin e saj, Eraldo Fizi, i cili dyshohet për dhunë ndaj së resë.