20.05.2026
1 min read

Ish-deputeti Milaim Zeka është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 1 vit burgim me kusht dhe 3 mijë euro gjobë për veprën penale “Shmangie nga tatimi”

Screenshot

Sipas aktgjykimit të shpallur në rigjykim nga gjyqtarja Edita Çanta, dënimi me burgim nuk do të ekzekutohet nëse Zeka gjatë periudhës provuese prej dy vitesh nuk kryen vepër tjetër penale.

Po ashtu, gjykata e ka obliguar Zekën që Administrata Tatimore e Kosovës t’ia kompensojë shumën prej 81 mijë eurosh në emër të dëmit të shkaktuar, si dhe të paguajë 3 mijë euro gjobë, 100 euro shpenzime procedurale dhe 20 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Ndërkohë, për pikën e dytë të aktakuzës, ku Milaim Zeka dhe Ilir Krasniqi akuzoheshin në bashkëkryerje për “Shmangie nga tatimi”, gjykata mori aktgjykim refuzues, pasi prokurori i shtetit ishte tërhequr nga ndjekja penale. Prokurori Ali Ajdini kishte deklaruar se superekspertiza kishte konstatuar se biznesi “I.K & M.Z OP” nuk kishte obligime tatimore.

Rasti lidhet me akuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në vitin 2018 ndaj Milaim Zekës, Ilir Krasniqit dhe Edmond Kërliut për “Mashtrim”, “Shmangie nga tatimi” dhe “Pastrim parash”, lidhur me pretendimet për mashtrim të qytetarëve me viza pune për në Gjermani përmes agjencisë “I.K & M.Z OP” dhe emisionit “Pa rrotlla”.

Më herët, në vitin 2022, Gjykata Themelore kishte shpallur aktgjykim lirues për të akuzuarit, por Gjykata e Apelit e kishte kthyer në rigjykim çështjen që kishte të bënte me veprën penale “Shmangie nga tatimi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Lea Ypi sjell titullin e saj të radhës“Dinjiteti”: Kujtesa, rezistenca dhe frika për Europën e sotme

Next Story

Policia godet kontrabandën e kafshëve në Ferizaj, zbulohen mbi 100 dele pa dokumentacion

Latest from Blog

Go toTop