30.03.2026
1 min read

Hajnat hyjnë me forcë në xhaminë e Ferizajt dhe vjedhin arkën e bamirësisë

Një vjedhje e rëndë është regjistruar në Ferizaj, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një objekt fetar dhe kanë marrë para nga arka e bamirësisë.

Siç mëson Guxo.Info, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 30 marsit 2026, rreth orës 05:45, në rrugën “Vëllezërit Xhakli”.

Sipas informatave, rasti është raportuar nga imami i xhamisë, N.A, i cili ka njoftuar Policinë se dritarja e objektit ishte thyer dhe persona të panjohur kishin hyrë brenda.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se brenda xhamisë ishte hapur me forcë një arkë qelqi e destinuar për bamirësi, nga e cila janë marrë rreth 15 euro.

Po ashtu, nga veprimet e dhunshme janë dëmtuar edhe dy dyer brenda objektit, ndërsa sipas imamit, dëmi total nga dëmtimet arrin rreth 200 euro.

Nga pakujdesia e atyre që kanë hy në xhami, në lokacion nuk janë gjetur gjurmë të mjaftueshme, pasi dyshohet se ato mund të jenë dëmtuar pa dashje nga personat që kanë hyrë më pas në xhami.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Këta janë personat e arrestuar në Ferizaj për vjedhjen e votave

Next Story

Gazetari italian hap dosjen e errët për rastin “Sarajevo Safari”, përmendet Vuçiqi dhe rrjeti i mercenarëve

Latest from Blog

Go toTop