09.06.2026
1 min read

Europoli zbulon detaje: Si u çmontua rrjeti kriminal me pasuri mbi 80 milionë euro që vepronte nga Kosova

Screenshot

Mesazhet e siguruara nga platforma e koduar SKY ECC kanë luajtur rol kyç në zbulimin e një rrjeti të gjerë të krimit të organizuar, i dyshuar për trafikim narkotikësh, keqpërdorim dokumentesh identifikimi, armëmbajtje të paligjshme dhe pastrim parash në disa vende të Evropës.

Në një njoftim zyrtar, Europol ka bërë të ditur se hetimi, i cili zgjati rreth tre vjet, kulmoi më 9 qershor me një operacion të gjerë të koordinuar, ku u arrestuan pesë persona të konsideruar si figura kyçe të organizatës kriminale.

Rreth 150 zyrtarë të zbatimit të ligjit morën pjesë në aksion, i cili u mbështet edhe nga ekspertë të Europolit.

Sipas autoriteteve, grupi kriminal përdorte platformën e enkriptuar SKY ECC për të organizuar dhe koordinuar aktivitetet e trafikimit të drogës në disa shtete evropiane, ndërsa baza kryesore e operacioneve të tij ndodhej në Kosovë.

Hetimet kanë zbuluar se nga Kosova udhëhiqeshin aktivitetet kryesore të rrjetit, përfshirë koordinimin e dërgesave ndërkombëtare të narkotikëve, dhënien e udhëzimeve për anëtarët dhe menaxhimin e skemave të pastrimit të parave.

Operacioni i fundit përbën fazën përmbyllëse të një hetimi afatgjatë që kishte në fokus komunikimet e grupeve kriminale përmes platformës SKY ECC.

Gjatë gjithë periudhës së hetimeve janë identifikuar dhe hetuar 42 persona të dyshuar, ndërsa janë realizuar 76 bastisje në lokacione të ndryshme.

Autoritetet kanë sekuestruar asete me vlerë të përgjithshme prej rreth 80 milionë eurosh.

Në operacionin ndërkombëtar kanë bashkëpunuar autoritetet ligjzbatuese nga Belgjika, Franca, Kosova dhe Holanda.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive – U ndal për kundërvajtje në trafik, dyshohet se sulmoi policët me kokë dhe bllok betoni

Next Story

Detaje të reja nga Europol për aksionin “White Star” – hetim ndaj 42 personave dhe rrjet kriminal me pasuri prej 80 milionë euro

Latest from Blog

Dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet

Burim Ramadani: Dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet!Duhet të përgjigjet para drejtësisë. Mirëmbajtja e autostradës (sikurse edhe rrugëve tjera) është obligim ligjor!Lutem për jetën e të aksidentuarve!Por, njëkohësisht, duhet të gjithë
Go toTop