01.07.2026
1 min read

Ekskluzive: Bastisen mbi 40 lokacione, dyshime për skemë kriminale me import të ujit në vend të naftës

Screenshot

Një aksion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale ka nisur në orët e para të mëngjesit, në më shumë se 40 lokacione në mbarë Kosovën, pas një hetimi disa mujor mbi dyshimet për një skemë të organizuar kriminale.

Burimet pohojnë se në aksion janë përfshirë Prokuroria Speciale, Njësia e Hetimeve Tatimore të ATK-së, Policia e Kosovës dhe Njësia e Hetimeve e Doganës së Kosovës.

Sipas të njëjtave burime, hetimet lidhen me dyshimet për pastrim parash, shmangie të pagesës së tatimeve dhe doganave, si dhe transaksione fiktive në sektorin e derivateve të naftës.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ekzistojnë dyshime për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria dyshohet se kanë importuar ujë në vend të derivateve të naftës, duke përdorur kompani fiktive dhe kompani aktive në Kosovë për të realizuar skemën dhe për të fshehur gjurmët e transaksioneve.

Po ashtu, sipas burimeve, Hetimet Tatimore të ATK-së dyshojnë se disa nga bizneset e përfshira kanë lëshuar fatura fiktive për importe të pretenduara të derivateve të naftës, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitimin e kundërligjshëm financiar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Do të vij të të vras ty dhe familjen” si ndodhi vrasja në Ferizaj sipas vendimit të gjykatës për paraburgosjen e të dyshuarës?

Next Story

Paga minimale në Kosovë rritet në 500 euro bruto

Latest from Blog

Go toTop