17.05.2026
1 min read

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Screenshot

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot, më 17.05.2026, ka pranuar një informatë për dëmtimin e monumentit të UÇK-së në vendin e quajtur “Guri i Shpuar”, në Kaçanik.

Sipas Policisë, nga hetimet e para dyshohet se monumenti është dëmtuar nga persona ende të panjohur, ndërsa koha e saktë e ngjarjes nuk dihet.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka bërë të ditur se në afërsi të monumentit është vërejtur edhe një zjarr, i cili dyshohet se ka shkaktuar djegien e materialeve plastike të shkronjave.

“Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti ‘Asgjësim apo dëmtim i pasurisë’, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse të policisë”, ka thënë Veseli.

Ndërkohë, lidhur me rastin ka reaguar edhe OVL e UÇK-së, dega në Kaçanik, e cila ka dënuar ashpër dëmtimin e monumentit.

“OVL e UÇK-së, dega në Kaçanik, shpreh indinjatën e thellë për këtë akt barbar dhe e dënon ashpër, kushdo qoftë prapa kësaj vepre të ndytë”, thuhet në reagimin e organizatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Kompania e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Ejup Ahemtit tentoi t’i fuste 23 tonë qepë nga Serbia që përbënin rrezik për shëndetin e qytetarëve, AUV i ndaloi!

Next Story

Mijëra persona marshuan të shtunën në qendër të Londrës në protestën “Unite the Kingdom”, të organizuar nga aktivisti i ekstremit të djathtë, Tommy Robinson.

Latest from Blog

Go toTop