12.04.2026
1 min read

Bastisje për rast grabitjeje në Prizren, sekuestrohet municion dhe pjesë të armëve

Policia gjen municion dhe pjesë të armës së gjatë gjatë një bastisjeje në Prizren

Një operacion policor i zhvilluar në rajonin e Prizrenit ka rezultuar me zbulimin e municionit dhe pjesëve të një arme të gjatë, të cilat dyshohet se i përkasin një arme të tipit AK-47.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 19:30, në rrugën “Dervish Salihu”, në fshatin Krajkë, ku policia ka realizuar një kontroll në një shtëpi në pronësi të A. Samahodajt, në kuadër të veprimeve operative-hetimore që lidhen me një rast të dyshuar të “Grabitjes”.

Gjatë bastisjes, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi municioni të llojeve të ndryshme, katër karikatorë, si dhe një kondak të armës së gjatë, i cili dyshohet se i përket një arme të tipit AK-47.

Sipas informacioneve, në këtë rast janë përfshirë edhe dy të mitur, njëri 18-vjeçar me inicialet N.S. dhe tjetri 16-vjeçar, i identifikuar me inicialet B.S.

Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa çështja është dërguar për hetime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ky është i riu që plagosi me armë të dashurën në barnatore në Ferizaj dhe më pas vrau veten

Next Story

Ekskluzive: Reperi Buta ndalohet për 48 orë, detaje krejt çka ndodhi në incidentin me armë në Ferizaj!

Latest from Blog

Humb jetën tragjikisht një nxënës në Ferizaj

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Ferizaj. Sipas dyshimeve fillestare, një nxënës ka humbur jetën në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit”, pas një ngjarjeje që ka ndodhur gjatë orës
Go toTop