25.06.2026
1 min read

Auditori: Furnizime prej 778 mijë eurosh u pranuan pa raport zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë

Zyra Kombëtare e Auditimit ka identifikuar parregullsi në procedurat e pranimit të mallrave në Ministrinë e Shëndetësisë, ku furnizime me vlerë totale 778,946 euro janë pranuar pa u hartuar raportet zyrtare të komisioneve të pranimit.

Sipas raportit të auditimit për vitin 2025, në katër raste të veçanta komisionet përgjegjëse nuk kanë përpiluar raportet e pranimit, siç kërkohet me legjislacionin në fuqi. Në vend të tyre, janë nënshkruar vetëm fletë-dërgesat e operatorëve ekonomikë, pa dokumentin zyrtar që konfirmon verifikimin e mallrave.

Nga vlera totale e evidentuar nga auditori, 759,400 euro kanë të bëjnë me furnizime me barna, ndërsa 19,546 euro me furnizim të inventarit për institucionet korrektuese.

Raporti thekson se kjo praktikë ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të procedurave për pranimin e mallrave dhe mungesës së kontrolleve të mjaftueshme nga zyrtarët përgjegjës për këtë proces.

Sipas auditorit, mungesa e raporteve zyrtare të pranimit rrit ndjeshëm rrezikun që mallrat të pranohen pa u verifikuar plotësisht për sasinë dhe cilësinë, duke krijuar mundësi për pranimin e furnizimeve që mund të mos jenë në përputhje me kushtet e kontratës.

Për këtë arsye, Zyra Kombëtare e Auditimit i ka rekomanduar Ministrisë së Shëndetësisë të forcojë mekanizmat e kontrollit të brendshëm dhe të sigurojë që çdo furnizim të dokumentohet me raport zyrtar të komisionit të pranimit, në përputhje me procedurat ligjore, përpara kryerjes së pagesave dhe regjistrimit të mallrave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Miliona euro të paguara, por projekti mbeti i papërfunduar – Auditori zbulon parregullsi në projektin 1.77 milionë euro të Ministrisë së Shëndetësisë

Next Story

Pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, i riu nga Kosova arratiset nga spitali italian

Latest from Blog

Go toTop