Një shtetas turk është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokumente të falsifikuara.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 1 maj 2026, rreth orës 18:30, kur i dyshuari, së bashku me familjarët e tij, ishte paraqitur për udhëtim në linjën Prishtinë–Stuttgart.
Gjatë kontrollit të dokumentacionit, autoritetet kanë konstatuar se pasaportat e prezantuara dyshohet se janë të falsifikuara.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar si “falsifikim i dokumentit”.