Organizata Lëvizja për Demokraci ngre dyshime serioze për manipulim të konkursit publik për pranimin e 12 mjekëve të përgjithshëm në QKMF në Ferizaj. Sipas informacioneve të siguruara, ekziston dyshimi i bazuar se procesi i rekrutimit është organizuar në mënyrë që t’i favorizojë persona të caktuar me përkatësi politike, konkretisht militantë të PDK-së, përfshirë edhe vajzën e drejtorit. Afrim Abazi.
Një pjesë e konsiderueshme e kandidatëve kanë qenë të punësuar më herët nga lista e pritjes në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, punësime të cilat janë anuluar nga Departamenti i Thesarit. Pavarësisht kësaj, Drejtoria e Shëndetësisë ka hapur një konkurs formal, i cili sipas dyshimeve është përdorur si mekanizëm për të krijuar një bazë të dukshme ligjore për ri-punësimin e këtyre personave.
Gjithashtu, ekzistojnë dyshime të forta se testet e konkursit u janë bërë të ditura paraprakisht kandidatëve potencialë, përmes ndërhyrjes së kryetares së komisionit vlerësues, çka përbën shkelje të rëndë të parimeve të transparencës, barazisë dhe meritokracisë në sektorin publik.
Në këto rrethana, Organizata Lëvizja për Demokraci i bën thirrje Prokurorisë së Shtetit që të fillojë hetime të menjëhershme për të verifikuar këto pretendime dhe për të garantuar zbatimin e ligjit. Njëkohësisht, kërkohet transparencë e plotë nga institucionet përgjegjëse, përfshirë publikimin e rezultateve të testit me shkrim, listës së kandidatëve dhe pikëzimit përkatës, si dhe dokumentacionit të plotë të procesit të përzgjedhjestrajtojë këtë rast me seriozitet të plotë.
Rezultat e testit me shkrim

Sipas të dhënave, në këtë konkurs pritet të punësohen:
- Diellza Haxhimusa, aktiviste e PDK-së
- Lorika Abazi, vajza e drejtorit Afrim Abazi

