Drejtori i Pronës në Komunën e Fushë Kosovës, Gëzim Zogiani, dyshohet se është arrestuar bashkë me katër zyrtarë të tjerë të kësaj komune
Sipas informacioneve fillestare, arrestimet janë kryer në kuadër të një hetimi nga organet e drejtësisë, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura publikisht të gjitha detajet lidhur me rastin dhe veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit.
Nuk dihet ende nëse rasti lidhet me detyrat e tyre zyrtare dhe menaxhimin e pronës komunale apo me çështje të tjera.