07.05.2026
1 min read

Aksion i gjerë i Policisë dhe IPK-së për dyshime mbi keqpërdorime me prona

Një aksion i gjerë i Policisë së Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës është duke u zhvilluar sot në disa lokacione të vendit, nën dyshimet për keqpërdorime, manipulime dhe veprime të kundërligjshme që lidhen me prona.

Sipas burimeve të Guxo, operacioni po realizohet me urdhër të organeve të drejtësisë, ndërsa cak i kontrolleve janë disa zyrtarë të dyshuar për përfshirje në dallavere pronësore dhe veprime të tjera korruptive. Bastisjet, sipas informatave të para, janë duke u kryer në shtëpi, banesa dhe objekte përcjellëse të personave që ndodhen nën hetim.

Në këtë aksion janë përfshirë hetues të Krimeve Ekonomike, zyrtarë të IPK-së dhe njësi relevante të Policisë së Kosovës.

Gjatë kontrolleve pritet të sekuestrohen dokumente dhe prova të tjera që mund të kenë lidhje me rastin. Hetimet dyshohet se lidhen me keqpërdorim të pozitës zyrtare, manipulime me prona dhe veprime korruptive. Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa detaje të tjera pritet të bëhen të ditura gjatë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Rasti i rëndë në Ferizaj, gjinekologia jep detaje: Foshnja kishte shenja të ngulfatjes

Next Story

Helmohen 56 studentë të Akademisë së Policisë, arrestohen kuzhinieri dhe teknologia e kompanisë katering

Latest from Blog

Go toTop