26.10.2026
1 min read

“Asgjë me rëndësi për të raportuar” – vrasja e Arlinda Sylaj Zekajt nuk figuron në raportin 24-orësh të Policisë

Vrasja e Arlinda Sylaj Zekajt, e ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës, nuk është përfshirë në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, të publikuar të hënën.

Në raportin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, te rubrika “Incidentet kriminale”, figuron vetëm formulimi: “Asgjë me rëndësi për të raportuar.” I njëjti formulim është përdorur edhe te rubrika “Rastet tjera – Ngjarjet”.

Mungesa e këtij rasti në raport ngre pikëpyetje lidhur me mënyrën e raportimit të ngjarjeve të rënda kriminale, veçanërisht kur bëhet fjalë për një vrasje që ka shkaktuar reagime në opinionin publik.

Sipas raportimit të Sinjali.com, të publikuar më 26 tetor 2026, rasti nuk figuron në raportin policor të 24 orëve të fundit.

Megjithatë, mbetet për t’u sqaruar nëse mungesa e rastit lidhet me periudhën kohore që mbulon raporti apo me ndonjë lëshim në raportimin zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Tri ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj kishte paralajmëruar Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj

Next Story

Dhunë në familje në Vushtrri: 33-vjeçari dyshohet se goditi gruan me shqelm në bark dhe e kërcënoi me jetë, policia sekuestron dy armë

Latest from Blog

Go toTop