25.10.2026
1 min read

Tri ditë para se të vritej, Arlinda Zekaj kishte paralajmëruar Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Sylaj Zekaj në Vitomiricë të Pejës.

Vetëm tri ditë para se të vritej, ajo kishte dorëzuar një letër urgjente në Prokurorinë Themelore në Pejë, përmes së cilës kërkonte ndërhyrjen e institucioneve dhe paralajmëronte për rrezikun ndaj jetës së saj.

Sipas dokumentit, letra mban datën e pranimit 22 tetor 2026 dhe i drejtohej kryeprokurores së Prokurorisë.

Në të, viktima kërkonte zbatimin e menjëhershëm të një urdhri gjyqësor, si dhe hetimin e zyrtarëve që, sipas pretendimeve të saj, nuk kishin përmbushur detyrimet ligjore.

Në letër, Arlinda kishte shprehur shqetësimin se institucionet mund të reagonin vetëm pasi ajo të humbiste jetën.

Tri ditë më vonë, më 25 tetor, ajo u vra në shtëpinë e saj, ndërsa i dyshuar për krimin është kunati i saj.

Publikimi i letrës ngre pyetje serioze lidhur me veprimet që institucionet ndërmorën pas paralajmërimeve të viktimës dhe masat e mundshme për mbrojtjen e saj.

Ende nuk është sqaruar zyrtarisht se çfarë veprimesh janë ndërmarrë pas pranimit të kësaj kërkese.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Tronditëse në Pejë: Gruaja dyshohet se u vra me sëpatë nga kunati, avokatja akuzon institucionet

Next Story

“Asgjë me rëndësi për të raportuar” – vrasja e Arlinda Sylaj Zekajt nuk figuron në raportin 24-orësh të Policisë

Latest from Blog

Go toTop