30.09.2026
1 min read

Vetura godet 12-vjeçarin me trotinet në Ferizaj, dërgohet në Emergjencë

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:10 në Ferizaj, ku një veturë ka goditur një 12-vjeçar që ishte duke lëvizur me trotinet.

Si pasojë e aksidentit, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar me autoambulancë në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim mjekësor.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Njësia e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa për detaje të tjera pritet të ketë njoftime në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Aksion kundër fajdesë në Prizren, arrestohen dy persona – dyshohet se viktima pësoi dëme të konsiderueshme

Next Story

Qeveria lëviz 102 milionë euro nga buxheti, miliona për pagën e 13-të

Latest from Blog

Go toTop