30.09.2026
1 min read

Qeveria lëviz 102 milionë euro nga buxheti, miliona për pagën e 13-të

Screenshot

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për rialokimin e 102 milionë eurove në buxhetin e shtetit, mjete që parashihet të përdoren për mbulimin e disa shpenzimeve, përfshirë pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se këto mjete do të ndahen në kontingjencën e pagave për të mbuluar koston e pagës së 13-të, si dhe pagesën retroaktive të diferencës së shtesës prej 0.5 për qind për përvojën e punës, në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Murati ka sqaruar se nga ky vit shtesa prej 0.5 për qind është mbuluar përmes Ligjit për ndarjet buxhetore, ndërsa me rialokimin e ri synohet të mbulohet periudha e mbetur nga hyrja në fuqi e Ligjit për Paga deri në fund të vitit të kaluar.

“Që nga ky vit me anë të Ligjit për ndarje buxhetore e kemi mbuluar shtesën prej 0.5 për qind, mirëpo hapësira e pambuluar që ka mbetur është prej kur ka hyrë Ligji i Pagave në fuqi deri në fund të vitit të kaluar, pjesë e cila parashihet të mbulohet me këtë ndarje”, ka deklaruar Murati.

Nga rialokimi, 20 milionë euro parashihet të ndahen për pensionet bazike. Sipas ministrit, këto mjete do të shërbejnë për mbulimin e kostos që vjen si rezultat i rritjes së numrit të pensionistëve.

Kështu, rialokimi prej 102 milionë eurosh synon të mbulojë pagën e 13-të për punonjësit që paguhen nga buxheti i Kosovës, detyrimet retroaktive për shtesën e përvojës së punës dhe shpenzimet shtesë për pensionet bazike.

Ndërkohë, çështja e pagës së 13-të ka nxitur diskutime edhe për mundësinë e aplikimit të saj në sektorin privat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Vetura godet 12-vjeçarin me trotinet në Ferizaj, dërgohet në Emergjencë

Next Story

Policia gjen armë në shtëpinë e një të dyshuari në Shtime

Latest from Blog

Go toTop