19.09.2026
1 min read

Ekskluzive | Ky është 32-vjeçari që përfundoi në ndalim pas postimit për “plumbin” ndaj Donika Gërvallës dhe Vudi Xhymshitit

Një 32-vjeçar është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se përmes një postimi në Facebook ka kanosur Donika Gërvallën dhe Vudi Xhymshitin.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Patriot Ibrahimin, 32 vjeç, i cili më 18 shtator është intervistuar nga hetuesit e Krimeve të Rënda në Prishtinë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, rasti lidhet me një postim të publikuar në Facebook, në të cilin, duke iu referuar Gërvallës dhe Xhymshitit, ndër të tjera thuhej se “shpiunat” e kanë të shënuar në ballë dhe se aty “e kanë edhe nifar pike, për me kallxu ku me rrok plumi”.

Përmbajtja e këtij postimi ka bërë që rasti të trajtohet nga organet e rendit, ndërsa 32-vjeçari është intervistuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Kanosja”.

Pas përfundimit të intervistimit, lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Me vendim të prokurores, Ibrahimi është ndaluar për 48 orë, ndërsa procedurat hetimore lidhur me rastin po vazhdojnë.

Deri në një vendim përfundimtar të organeve kompetente, ndaj të dyshuarit vlen prezumimi i pafajësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Gjyqtari Charles Smith nën akuzat e dikurshme të Simmonsit: Pretendonte se ndërhynte në proceset e EULEX-it

Next Story

Kurti: ADN-ja konfirmon se mbetjet mortore u përkasin pjesëtarëve të “Grupit të Intelektualëve”, duhet rritur trysnia ndaj Serbisë

Latest from Blog

Go toTop