30.06.2026
1 min read

Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen në Dragash – Policia po e kërkon

Burimet tregojnë se Beshir Hamza është personi i dyshuar për vrasjen që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pas një përleshjeje mes disa personave, ku viktima me inicialet G.T. dyshohet se është goditur me një mjet të mprehtë, duke pësuar plagë fatale.

Policia e Kosovës është njoftuar rreth orës 23:15 për një rrahje në këtë fshat. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë gjetur 46-vjeçarin në gjendje të rëndë, ndërsa ekipi mjekësor i QKMF-së në Dragash ka konstatuar vdekjen e tij.

Sipas informacioneve, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas incidentit dhe ende nuk është arrestuar.

Njësitet e Policisë së Kosovës në Dragash, në bashkëpunim me njësitë rajonale, janë duke zhvilluar kërkime intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit rajonalë, komandanti i Stacionit Policor në Dragash dhe prokurori kujdestar, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ag Apolloni me akuza të rënda ndaj Kujtim Shalës: Tentoi ta sulmonte fizikisht Rexhep Qosjen, më pas partia e bëri akademik

Next Story

Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Zlipotok të Dragashit

Latest from Blog

Go toTop