22.06.2026
1 min read

Dy vajza nga Kamenica kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në Gjermani

Sipas mediave gjermane, ngjarja tragjike ka ndodhur në autostradën A5, pranë Appenweierit, ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e përplasjes së fuqishme, dy të rejat që udhëtonin në të njëjtën veturë kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Viktimat janë identifikuar si E. Zubaku, 24 vjeçe, dhe A. Zubaku, 18 vjeçe, nga fshati Topanicë i Kamenicës. Lajmi për vdekjen e tyre është konfirmuar edhe nga familjarët.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti dyshohet se ndodhi gjatë një tentative për ndërrimin e korsisë, çka çoi në një përplasje me shpejtësi të lartë mes dy automjeteve. Më pas, incidenti u shndërrua në një aksident zinxhiror ku u përfshinë gjithsej pesë vetura.

Përveç dy viktimave, një person tjetër ka pësuar lëndime të rënda, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë në aksident kanë shpëtuar pa pasoja serioze.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik që ka tronditur familjet e viktimave dhe komunitetin shqiptar në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Arrestohet ish-pjesëtari i familjes ‘Gambino’, shqiptari John Alite- dyshohej për dhunë e fajde

Next Story

Humb jetën një 26-vjeçar në Prizren, dyshohet se u godit nga pajisja e punës në kantier

Latest from Blog

Go toTop