15.06.2026
1 min read

Ekskluzive | Tentuan të vjedhin naftë nga një ekskavator në punimet e hekurudhës – katër persona arrestohen në Vushtrri

Katër persona kanë përfunduar në prangat e Policisë pasi dyshohen se tentuan të vjedhin naftë nga një ekskavator në një vendpunishte të hekurudhës në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës, kur roja e vendpunishtes ka vërejtur një veturë të dyshimtë dhe disa persona pranë makinerisë së punës. Duke dyshuar për një tentativë vjedhjeje, ai ka njoftuar menjëherë Policinë.

Pas reagimit të shpejtë, njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë të dyshuarit dhe automjetin e tyre. Gjatë kontrollit janë gjetur disa bidonë dhe një gyp plastik, mjete që dyshohet se do të përdoreshin për nxjerrjen e derivateve nga rezervuari i ekskavatorit.

Hetimet fillestare kanë treguar se të dyshuarit kishin hapur me forcë kapakun e rezervuarit, por nuk kishin arritur të marrin naftën.

Në lidhje me rastin janë arrestuar L.Z. (25), F.M. (28), G.G. (21) dhe K.R. (21), të cilët janë shoqëruar në Stacionin Policor në Vushtrri dhe janë intervistuar nga hetuesit.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë në tentativë”, ndërsa ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Megjithëse nuk arritën ta realizonin vjedhjen, tentativa për të marrë derivate nga ekskavatori u kushtoi me arrestim dhe përfundim në ndalim policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ky është personi i cili dyshohet se sulmoi djalin e xhaxhait në Prizren

Next Story

Britania ndalon rrjetet sociale për të rinjtë nën 16 vjeç

Latest from Blog

Go toTop