Detaje të reja kanë dalë në pah lidhur me ngjarjen tragjike që ka tronditur fshatin Kobaj të Prizrenit, ku humbi jetën Albian Osmanaj.

Sipas informacioneve të siguruara, viktima ishte djali i vetëm i familjes, duke e bërë edhe më të rëndë dhimbjen dhe humbjen për familjarët e tij.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti me djalin e axhës së tij, i cili, sipas burimeve, kishte nisur për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me emërtimin e një rruge në fshat. Për rastin janë arrestuar dy persona, ndërsa autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Personi i cili dyshohet për sulmin është, A. Osmanaj (i mitur) dhe sipas informacioneve nga vendasit të siguruara nga Guxo.info, ai është 16 vjeçar dhe jeton jashtë vendit.

Shënim: Personat e përfshirë në këtë rast konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.