14.06.2026
1 min read

Ekskluzive | Konflikt tragjik mes familjarëve në Prizren, 27-vjeçari humb jetën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar para pak çastesh në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku një konflikt mes familjarëve ka përfunduar me pasoja fatale, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve fillestare, përplasja ka eskaluar deri në përdorimin e mjeteve të mprehta, me ç’rast ka humbur jetën A.O., 27 vjeç.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e Policisë së Kosovës, hetuesit dhe ekipet e forenzikës, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit.

Motivet që çuan deri te konflikti ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet kompetente po mbledhin prova materiale dhe dëshmi nga personat e përfshirë.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet janë në vazhdim për të sqaruar plotësisht ngjarjen dhe për të identifikuar të gjithë të përfshirët në rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Pesë të arrestuar në aksionin për krime lufte në rastin “Reçaku II”

Next Story

Këta janë pesë të arrestuarit në aksionin për krime lufte “Reçaku II”, njëri u ndalua në kufirin e Merdarës

Latest from Blog

Go toTop