14.06.2026
1 min read

Këta janë pesë të arrestuarit në aksionin për krime lufte “Reçaku II”, njëri u ndalua në kufirin e Merdarës

Autoritetet e Kosovës kanë publikuar detaje për pesë personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Reçaku II”, të cilët dyshohen për përfshirje në krime lufte gjatë periudhës së luftës në Kosovë.

Sipas Bashkim Spahiut nga Policia e Kosovës, arrestimet janë realizuar pas një sërë veprimesh hetimore dhe kontrolleve të kryera me urdhër të organeve kompetente në disa lokacione.

Personat e arrestuar janë:

  • N.P. (1968), shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb nga Shtërpca, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
  • S.J. (1967), shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, i lindur në Betollush të Shtërpcës, ish-polic i pensionuar.
  • B.P. (1969), i nacionalitetit serb, i lindur në fshatin Serqe të Shtërpcës, ish-polic. Ai u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në pikëkalimin kufitar në Merdarë.
  • S.M. (1968), nga Shtërpca, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
  • S.S. (1966), i lindur në Gjilan, aktualisht punëtor në shërbimet postare në Serbi, i cili sipas autoriteteve kishte qenë pjesë e formacioneve policore në kohën kur dyshohet se janë kryer krimet.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të hetimeve për rastin e njohur si “Reçaku II”, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë ende në vazhdim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive | Konflikt tragjik mes familjarëve në Prizren, 27-vjeçari humb jetën

Next Story

Dikush nga Qeveria dembele duhet të dënohet

Latest from Blog

Go toTop