25.05.2026
1 min read

Tre të lënduar nga aksidenti mes tri veturave në rrugën Viti–Kllokot

Screenshot

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sot rreth orës 13:15 në aksin rrugor Viti–Kllokot, ku u përfshinë tri automjete.

Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit. Zëdhënësi rajonal, Valon Osmani, ka bërë të ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Gjilanit.

Sipas tij, pas marrjes së informatës për aksidentin, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Me datën 25.05.2026, rreth orës 13:15, kemi pranuar informacion se në aksin rrugor Viti–Kllokot ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, në të cilin kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Gjilan”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka shtuar se hetuesit policorë të aksidenteve janë duke hetuar rrethanat që çuan deri te ky aksident.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

“Pse e publikove foton?” – Ish-burri dyshohet se e theri me thikë ish-gruan në Vushtrri

Next Story

Mbi 405 mijë fëmijë përfitojnë nga shtesat me vlerë mbi 14.7 milion – Mbi 25.9 milionë euro për pensione

Latest from Blog

Go toTop