25.05.2026
1 min read

Gjobat dhe aksidentet gjatë javës në rajonin e Ferizajt

Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.

Gjatë javës së kaluar, nga data 18-14 .05.2026 janë shqiptuar 1.429 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 18 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 23 aksidente, nga të cilat:

  • 1 aksident fatal, ku ka mbetur i vdekur 1 person
  • 7 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 8 persona
  • 15 aksidente me dëme materiale

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.

Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:

Stacionit më të afërt policor.

Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive – Policit në Prishtinë i vidhet çanta me armën zyrtare nga vetura

Next Story

Elbasan: 7-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga vetura rrugës për në shkollë

Latest from Blog

Go toTop