Në Gjakovë është raportuar një rast i dhunës psikologjike në familje, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për kërcënime dhe shantazh, pas mosmarrëveshjeve lidhur me ndarjen dhe procesin e shkurorëzimit.
Sipas raportimeve, rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ku i dyshuari M.S. dyshohet se përmes telefonit ka kërcënuar bashkëshorten e tij, S.P.-S., se do t’ia publikojë fotografitë dhe videot në rrjete sociale.
Viktima ka deklaruar se përveç kërcënimeve, bashkëshorti e ka ofenduar edhe me fjalë fyese. Në këtë rast nuk raportohet të ketë pasur kontakt fizik mes palëve.
I dyshuari ende nuk është lokalizuar nga Policia, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.
Hetimet janë duke vazhduar.