24.05.2026
1 min read

“Do t’i publikoj fotot dhe videot” – Burri kërcënoi bashkëshorten me publikim të materialeve private

Në Gjakovë është raportuar një rast i dhunës psikologjike në familje, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për kërcënime dhe shantazh, pas mosmarrëveshjeve lidhur me ndarjen dhe procesin e shkurorëzimit.

Sipas raportimeve, rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu”, ku i dyshuari M.S. dyshohet se përmes telefonit ka kërcënuar bashkëshorten e tij, S.P.-S., se do t’ia publikojë fotografitë dhe videot në rrjete sociale.

Viktima ka deklaruar se përveç kërcënimeve, bashkëshorti e ka ofenduar edhe me fjalë fyese. Në këtë rast nuk raportohet të ketë pasur kontakt fizik mes palëve.

I dyshuari ende nuk është lokalizuar nga Policia, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”.

Hetimet janë duke vazhduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive: Zhduket 30-vjeçari në Ferizaj, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Next Story

Ish-këshilltari i Ministres së Arsimit, Valdrin Dervishaj, ka ngritur dyshime ndaj ish-ministres Arbërie Nagavci lidhur me blerjen e një shtëpie në një lagje të shtrenjtë të Prishtinës

Latest from Blog

Go toTop