24.05.2026
1 min read

Ekskluzive: Zhduket 30-vjeçari në Ferizaj, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Një 30-vjeçar nga Ferizaj është raportuar i zhdukur nga familjarët, pasi dyshohet se ka hyrë në një lokal në qytet dhe më pas ka humbur çdo kontakt me ta, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rastin në Policinë e Ferizajt e ka paraqitur R. Osmani, i cili ka raportuar zhdukjen e djalit të tij, Muhamet Osmani.

Ai ka deklaruar se e kishte dërguar djalin në rrugën “Enver Topalli”, ku 30-vjeçari kishte hyrë në një lokal, por pas kësaj nuk është kthyer më në shtëpi.

Familja ka bërë të ditur se nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Muhametit.

Me urdhër të Prokurorisë, rasti është iniciuar si “Person i zhdukur”, ndërsa Policia ka nisur hetimet dhe kërkimet për lokalizimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive – Tragjedi në Prizren: Ky është 79-vjeçari që humbi jetën pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Next Story

“Do t’i publikoj fotot dhe videot” – Burri kërcënoi bashkëshorten me publikim të materialeve private

Latest from Blog

Go toTop