23.05.2026
1 min read

Ekskluzive – Tragjedi në Prizren: Ky është 79-vjeçari që humbi jetën pasi iu këput lifti i improvizuar në shtëpi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në lagjen Arban të Prizrenit, ku një 79-vjeçar ka humbur jetën pasi u lëndua rëndë nga këputja e një lifti të improvizuar brenda shtëpisë së tij.

Viktima është Veli Kelmendi, i cili, sipas familjarëve, kishte vështirësi në lëvizje.

Sipas informacioneve fillestare, familja kishte improvizuar një lift për ta ndihmuar të moshuarin të lëvizte brenda banesës. Mirëpo, gjatë përdorimit, lifti dyshohet se është këputur, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Fillimisht, nga Spitali Rajonal i Prizrenit ishte bërë e ditur se gjendja e tij nuk paraqiste rrezik për jetën, por brenda pak orësh situata është përkeqësuar.

Rreth orës 12:55, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e 79-vjeçarit.

Pas rastit, në vendin e ngjarjes dhe në spital kanë dalë njësitet hetimore dhe hetuesit rajonalë, të cilët kanë dokumentuar rastin.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti po hetohet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ekskluzive: Ky është qytetari nga Shtimja që shkoi vetë në Polici për një kundërvajtje trafiku, por përfundoi në burg pasi ishte i kërkuar!

Next Story

Ekskluzive: Zhduket 30-vjeçari në Ferizaj, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Latest from Blog

Go toTop