20.05.2026
1 min read

Policia godet kontrabandën e kafshëve në Ferizaj, zbulohen mbi 100 dele pa dokumentacion

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në rajonin e Ferizajt, pas dyshimeve për kontrabandim dhe mbajtje të paligjshme të kafshëve të imta.

Operacioni është realizuar më 19 maj 2026, në fshatin Rakaj të Ferizajt, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor në Ferizaj.

Në aksion kanë marrë pjesë Policia Kufitare Jugu, njësitet kompetente dhe një inspektor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Me urdhër të prokurorit kujdestar, është kontrolluar prona e të dyshuarit L.K., si dhe dy lokacione të tjera të lidhura me rastin.

Gjatë kontrollit janë gjetur gjithsej 108 krerë dele, prej të cilave 100 dyshohet se ishin pa numra matrikuli dhe pa dokumentacion përcjellës për origjinën apo kontrollin veterinar.

Në dy lokacionet e tjera të kontrolluara, sipas inspektorit të AUV-it, nuk janë konstatuar shkelje ligjore.

Prokurori i Shtetit është njoftuar lidhur me rastin dhe ka rekomanduar që ai të iniciohet si “kundërvajtje doganore”.

Rasti i është dorëzuar Doganës së Kosovës në Han të Elezit për procedim të mëtejmë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ish-deputeti Milaim Zeka është dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 1 vit burgim me kusht dhe 3 mijë euro gjobë për veprën penale “Shmangie nga tatimi”

Next Story

Heroi i xhamisë në San Diego: Babai i tetë fëmijëve sakrifikoi jetën për të shpëtuar besimtarët

Latest from Blog

Go toTop