Ukshin Hoti ishte dhe mbetet njëri nga mendjet më të ndritura shqiptare të filozofisë politike. Profesor universiteti dhe veprimtar i rëndësishëm politik.
Konsiderohet si një nga mendimtarët më të rëndësishëm të çështjes kombëtare shqiptare.
Hoti u arrestua disa herë nga autoritetet jugosllave për aktivitetin e tij politik dhe intelektual. Më 16 maj 1999, ai u lirua nga burgu i Dubravës, por që nga ajo ditë konsiderohet i zhdukur. Fati i tij ende nuk është zbardhur.
Ukshin Hoti mbetet një zë i rezistencës dhe një shembull i vetëdijes kombëtare dhe pjekurisë intelektuale.
Njeriu i cili i duhej Kosovës në atë kohë, e në çdo kohë!