17.05.2026
1 min read

Kompania e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Ejup Ahemtit tentoi t’i fuste 23 tonë qepë nga Serbia që përbënin rrezik për shëndetin e qytetarëve, AUV i ndaloi!

Screenshot

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka ndaluar hyrjen në Kosovë të mbi 23 tonëve qepë të freskëta të importuara nga Serbia, pasi produkti nuk i plotësonte kriteret ligjore për siguri ushqimore.

Sipas vendimit të siguruar nga Gazeta Insajderi, malli ishte paraparë të importohej nga kompania “Doni Fruits” Sh.P.K., me seli në Shtime, përmes eksportuesit serb “Agro Comercial Tomic Doo”.

Në vendimin e Inspektoratit Fitosanitar Kufitar në pikën doganore “Merdarë”, të datës 24 janar 2025, thuhet se është refuzuar importi i 23.3 tonëve qepë të freskëta. Arsyeja e refuzimit lidhet me mospërputhje në dokumentacion dhe me faktin se mostrat e kontrollit fizik nuk përputheshin me kërkesat ligjore të përcaktuara me udhëzimin administrativ 06/2024.

Në dokument theksohet se produktit nuk i ishin bashkëngjitur të gjitha dokumentet e nevojshme, ndërsa pas kontrollit është vlerësuar se malli nuk ishte i sigurt për konsum.

Pas këtij vendimi, AUV ka urdhëruar kompaninë “Doni Fruits” që produkti të kthehet në vendin e origjinës. Për zbatimin e procedurës së kthimit janë ngarkuar Dogana e Kosovës dhe agjenti doganor.

Gazeta Insajderi ka kërkuar koment nga kompania “Doni Fruits”, por deri në momentin e publikimit të shkrimit nuk ka marrë përgjigje.

Kompania “Doni Fruits” dhe lidhjet me pushtetin

“Doni Fruits” Sh.P.K. është kompani me bazë në Shtime, e cila merret me kultivimin dhe eksportin e produkteve bujqësore.

Pronari i saj, Ejup Ahmeti, në vitin 2021 ishte përzgjedhur nga Qeveria Kurti si pjesë e delegacionit kosovar në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, Kosovë-Shqipëri.

Sipas Insajderit, Ahmeti ka pasur takime të shumta me zyrtarë të Qeverisë Kurti, përfshirë ministrat Faton Peci, Xhelal Sveçla dhe Rozeta Hajdari. Biznesi i tij raportohet se është i shtrirë edhe në Shqipëri.

Screenshot
Screenshot

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

“Delegacioni serb tentoi të heqë flamurin e Kosovës”, gazetari rrëfen incidentin në Eurovision

Next Story

Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, Policia nis hetimet

Latest from Blog

Go toTop