Një incident është raportuar gjatë festimeve për performancën e Shqipërisë në Eurovision. Sipas gazetarit Albert Limani, një grua nga delegacioni serb ka tentuar ta largojë flamurin e Kosovës, me pretendimin se ai “nuk lejohet” në atë hapësirë.
Limani ka shkruar në rrjetet sociale se ngjarja ndodhi në Qendrën e Mediave në Vjenë, derisa ai dhe kolegë të tjerë po festonin paraqitjen e Shqipërisë. Sipas tij, përfaqësuesja serbe tentoi ta prekte flamurin, por ai e pengoi dhe ajo u largua menjëherë.
Në reagimin e tij, gazetari ka theksuar se flamuri i Kosovës “do të valojë dhe do të lejohet gjithkund”, duke shtuar se ai dhe kolegët e tij do ta mbrojnë atë “me çdo kusht”, shkruan A2CNN.