Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të pazakontë gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, duke pretenduar se një ilaç i ri, ende i paidentifikuar, ka arritur të përmirësojë gjendjen e pacientëve që, sipas tij, ishin “të vdekur”.
“Ne kemi pasur njerëz që kishin vdekur. Një personi madje i ishin bërë ritet e fundit – kishte ikur, fëmijët po qanin – dhe ia dhamë këtë ilaç. Pastaj personi u bë më mirë. Funksionon”, ka deklaruar Trump.
Deklarata e tij është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të shumta, me shumë përdorues që kanë komentuar mbi vërtetësinë dhe kuptimin e saj.
Trump i bëri këto komente nga Shtëpia e Bardhë, i rrethuar nga bashkëpunëtorë të tij.