13.05.2026
1 min read

Dy mjekë në Spitalin e Vushtrrisë arrestohen nën dyshimin për marrje ryshfeti

Dy mjekë të Spitalit të Vushtrrisë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kërkuar dhe pranuar para nga qytetarët për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se të arrestuarit janë mjekët me inicialet E.S. dhe V.R., të cilët dyshohen për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Sipas prokurorisë, E.S. dyshohet se në tri raste ka kërkuar dhe pranuar para, ndërsa V.R. dyshohet se një gjë të tillë e ka bërë në pesë raste.

Me vendim të prokurorit, të dyve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Brenda afatit ligjor, Prokuroria pritet të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.

Në njoftim, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka theksuar se mbetet e përkushtuar në luftimin e korrupsionit, keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit që cenon sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve në institucionet publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Trump në Pekin: Si po përballen SHBA-ja dhe Kina në garën për dominim ekonomik dhe global

Next Story

Përleshje e rëndë në qendër të Skenderajt, një person lëndohet – sekuestrohet një armë me gas

Latest from Blog

Go toTop