11.05.2026
1 min read

Arrestohet kirurgu në Korçë, dyshohet se ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Korçë, ku një kirurg i Spitalit Rajonal është arrestuar nga Policia, nën dyshimet për ngacmim seksual ndaj një pacienteje 21-vjeçare.

Sipas të dhënave paraprake, e reja ishte paraqitur në urgjencë me dhimbje të forta barku dhe të vjella. Pas ekzaminimeve mjekësore, ishte vendosur që ajo t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për apandesit.

Në kallëzimin e saj, 21-vjeçarja ka deklaruar se mjeku me inicialet N.N., 72-vjeçar, i cili ishte përgjegjës për trajtimin e saj, dyshohet se gjatë kontrolleve mjekësore e ka prekur në pjesë intime, duke e paraqitur veprimin si pjesë të ekzaminimit.

Pas denoncimit, Policia ka marrë dëshminë e pacientes në ambientet e spitalit, ku ajo vijon të jetë e shtruar për trajtim mjekësor. Më pas, mjeku është shoqëruar në polici dhe është proceduar me arrestimin e tij.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet janë në vazhdim, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

“Vjosa Osmani sulmon Kurtin”: Ka politikanë që thonë se Bondsteel-it duhet t’i kërkohet qira

Next Story

Kallas: Zgjedhjet në Kosovë po e shtyjnë dialogun Prishtinë–Beograd

Latest from Blog

Go toTop