02.05.2026
1 min read

Arrestohet shtetasi turk në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet për pasaporta të falsifikuara

Një shtetas turk është arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi dyshohet se ka tentuar të udhëtojë me dokumente të falsifikuara.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 1 maj 2026, rreth orës 18:30, kur i dyshuari, së bashku me familjarët e tij, ishte paraqitur për udhëtim në linjën Prishtinë–Stuttgart.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit, autoritetet kanë konstatuar se pasaportat e prezantuara dyshohet se janë të falsifikuara.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar si “falsifikim i dokumentit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Këta janë personat, familjarë dhe militantë të PDK-së, të cilët pritet të punësohen si mjekë të përgjithshëm në QKMF në Ferizaj

Next Story

Arrestohet 39-vjeçari në Austri, dyshohet për helmimin e ushqimit për foshnje

Latest from Blog

Go toTop