02.11.2026
1 min read

Të shtëna me armë në Podujevë, një person i shpëton plumbave – arrestohet i dyshuari

Screenshot

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një burri, i cili ka shpëtuar pa u goditur nga plumbat.

Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor, rreth orës 14:00. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë si provë materiale.

Policia ka kontrolluar edhe shtëpinë e të dyshuarit, por nuk ka gjetur sende të dyshimta. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar, ndërsa rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

AUV asgjëson mbi 21 tonë produkte mishi pas dyshimeve për prani të mykut

Latest from Blog

Go toTop