Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën, më 2 nëntor 2026, në disa zona të vendit do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me energji elektrike.
Sipas njoftimit, ndërprerjet do të realizohen për shkak të punimeve të planifikuara në rrjet, mirëmbajtjes preventive, eliminimit të defekteve dhe pastrimit të traseve elektrike.
Prishtinë dhe rrethinë
Nga ora 09:30 deri në 14:00, pa energji elektrike pritet të mbesin Llazareva, Raskova, Bakshi, Millosheva, Babimoci dhe Graça.
Ndërsa, nga ora 10:30 deri në 15:30, ndërprerje do të ketë në Shkabaj, pjesë të Mazgitit dhe Obiliqit, si dhe në zonën e Reformës dhe Al Petrolit.
Pejë dhe Deçan
Nga ora 10:00 deri në 15:30, ndërprerjet do të prekin Dashinocin, Gllogjanin, Gramaqelin, një pjesë të Irzniqit, Kodralinë, Llukën e Ulët, Llukën e Epërme, Lumbardhin, Maznikun, Pozharin, Ratishin e Epërm, Ratishin e Ulët dhe Shaptejin.
Ferizaj dhe Shtërpcë
Nga ora 09:00 deri në 14:30, pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të Shtërpcës, Biti i Ulët, Biti i Epërm, Shushiqë, Paloj, Gotovushë, Drekoc, Viqë, Firaj dhe Brod.
Gjakovë
Nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërprerjet do të prekin Zhdrellën, Zhabelin, Shqiponjën, Raskocin, Rashkocin, Qerimin, Meqen, Krelanin, Doblibaren, Cërmjanin, Bordosanën, Becin, Barën e Madhe, Bardhaniqin, Vraniqin dhe disa lokalitete të tjera.
KEDS ka bërë të ditur se punimet kanë për qëllim përmirësimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë së rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike.