Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 21 mijë e 226 kilogramë produkte mishi, në kuadër të procesit të tërheqjes së produkteve ushqimore nga operatori ekonomik ELKOS SH.P.K.
Sipas raportimeve, masa është ndërmarrë pas dyshimeve për prani të mykut në produktet e mishit, duke ngritur shqetësime lidhur me sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
Sasia e asgjësuar arrin në mbi 21 tonë produkte mishi