11.06.2026
1 min read

Shqiptarit nga Kosova i vidhen 8 mijë euro dhe dokumentet personale gjatë një ndalese në autostradën hungareze

Një shtetas i Kosovës ka raportuar se është viktimë e një vjedhjeje në Hungari, pasi persona të panjohur dyshohet se i kanë marrë para dhe dokumente personale derisa ai po pushonte në një zonë ndalese në autostradën M5.

Sipas deklarimit të tij, ai kishte ndalur automjetin në një hapësirë të dedikuar për pushim dhe kishte fjetur për një kohë të shkurtër, kur autorët kanë hapur veturën dhe kanë marrë një çantë dore me sende me vlerë.

Në çantë, sipas tij, ndodheshin rreth 8 mijë euro para të gatshme, pasaporta, letërnjoftimi dhe kartelat bankare.

Menjëherë pas ngjarjes, ai ka kontaktuar Policinë e Hungarisë dhe Ambasadën e Kosovës në Budapest për të raportuar rastin dhe për të siguruar dokumentacionin e nevojshëm për kthim në Kosovë.

“Policia hungareze reagoi menjëherë dhe i falënderoj për profesionalizmin. Falënderoj edhe Ambasadën e Kosovës në Budapest, e cila më ndihmoi me dokumentet e udhëtimit. Policia hapi rastin, mori gjurmët nga automjeti dhe siguroi pamjet e kamerave të sigurisë”, ka deklaruar ai.

Sipas viktimës, autoritetet hungareze tashmë kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve, ndërsa në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat e para që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit.

Ai u ka bërë apel bashkatdhetarëve dhe të gjithë udhëtarëve që kalojnë nëpër autostradën M5 të jenë të kujdesshëm gjatë ndalesave për pushim, duke mos lënë para apo sende me vlerë në automjete dhe duke marrë masa shtesë sigurie.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Hoti bën thirrje për protesta pas tensioneve me SHBA-në dhe refuzimit të projektit amerikan të gazit

Next Story

Kurti: Pas rezultateve përfundimtare do të nisim bisedimet me partitë tjera

Latest from Blog

Go toTop