Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Ferizajt, saktësisht në rrugën “Remzi Hoxha”, ku një person 59-vjeçar ka humbur jetën, pasi dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë i një objekti në ndërtim, derisa ishte duke punuar.
Ekipet emergjente, pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e tij.
Viktima është identifikuar si Basri Nuredini.
