12.05.2026
1 min read

Përleshje masive në Istog, shtatë persona përfundojnë të lënduar

Një përleshje fizike ka ndodhur mëngjesin e së martës në fshatin Zallq të komunës së Istogut, ku janë përfshirë shtatë persona.

Sipas Policisë, rasti është raportuar rreth orës 08:50, ndërsa njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se personat e përfshirë kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

“Personat kanë marrë lëndime të lehta trupore. Të gjithë janë intervistuar nga prokurori dhe me vendim të tij janë liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Gashi.

Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet që çuan deri te përleshja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Dallaveret me patent shoferë, ngritet aktakuzë ndaj 12 personave

Next Story

Çim Peka: Partia fituese po ia mundëson Serbisë narrativën kundër Kosovës

Latest from Blog

Go toTop