Pacientët që trajtohen në Klinikën e Onkologjisë në QKUK po përballen me mungesë të terapive, duke u detyruar në disa raste t’i blejnë vetë barnat e nevojshme për trajtim.
Një qytetar, i cili ka kontaktuar redaksinë e Insjaderit, në kushte anonimiteti, ka thënë se prej më shumë se një muaji në këtë klinikë mungon terapia për pacientët onkologjikë.
Sipas tij, edhe ai personalisht është detyruar ta blejë vetë terapinë e nevojshme për trajtimin e tij.
Deri më tani, ShSKUK nuk ka dalë me ndonjë sqarim publik lidhur me pretendimet për mungesën e terapive në Klinikën e Onkologjisë.