04.06.2026
1 min read

Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe motoçikletës në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore, por sipas informatave fillestare, gjendja e tij nuk paraqet rrezik për jetë.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të lënduarit i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Incident në Prizren: Katër persona të përfshirë në përleshje me thika, tre të lënduar

Latest from Blog

Go toTop