Organizata“Lëvizja për Demokraci” ka ngritur dyshime serioze për ndikime politike në konkursin për drejtor të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj.
Sipas hulumtimit të organizates Lëvizja për Demokraci, në këtë pozitë është emëruar një person që ka punuar më herët në kompaninë e deputetit të VV-së, Ejup Ahmeti, duke ngritur pikëpyetje për mënyrën e përzgjedhjes dhe ndikimet politike në proces.
“Lëvizja për Demokraci” vlerëson se kurdisjet e konkurseve publike po e dëmtojnë rëndë besimin e qytetarëve në institucionet publike dhe po e shndërrojnë meritokracinë në formalitet.
Njohja e tyre konfirmohet edhe përmes rryjeteve sociale.
