02.06.2026
1 min read

Komuna e Prishtinës sqaron: Taksa për hyrje në qendër pritet të jetë deri në 2 euro, jo 10 euro

Komuna e Prishtinës ka sqaruar se taksa rrugore, e cila po synohet të vendoset për veturat e regjistruara jashtë kryeqytetit, nuk do të jetë 10 euro për secilin qytetar që hyn me automjet në Prishtinë.

Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Inovacionit në Komunën e Prishtinës, Luftar Braha, ka bërë të ditur se taksa do të vlejë vetëm për zonën qendrore të qytetit dhe jo për hyrje në Prishtinë në përgjithësi.

Sipas tij, në këtë fazë po shqyrtohet që vetëm zona qendrore të ketë një taksë për automjetet që nuk janë të regjistruara në Prishtinë. Ai tha se, për veturat, taksa pritet të jetë 1 ose 2 euro.

Braha mohoi pretendimet se qytetarët do të paguajnë nga 10 euro për hyrje në kryeqytet, ndërsa sqaroi se taksa më të larta mund të aplikohen për kamionë dhe autobusë të vjetër që ndotin ajrin.

“Për vetura dhe qytetarë do të ketë lëvizje të lirë, por thjesht për një zonë të qytetit do të ketë taksë”, deklaroi Braha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Ja kur dalin 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Next Story

Ferid Agani: Fondi i Sigurimeve Shëndetësore nuk po themelohet sot, ekziston prej 12 vitesh – qytetarët ende pa sigurime shëndetësore

Latest from Blog

Go toTop