04.05.2026
1 min read

Dyshime për falsifikim e mashtrim, bllokohen 42 prona në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngrirë të paktën 42 prona, vlera e të cilave llogaritet rreth 3 milionë euro, në kuadër të një hetimi penal për dyshime lidhur me falsifikim dokumentesh, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe mashtrim me qëllim përfitimi pasuror.

Sipas njoftimit zyrtar, prokuroria ka siguruar Urdhrin Ndalues Përfundimtar për pronat e një personi të dëmtuar, duke mundësuar bllokimin e tyre deri në përfundimin e procedurës penale. Pas përmbylljes së procesit gjyqësor, këto prona pritet t’i kthehen pronarit të ligjshëm.

Në njoftim bëhet e ditur se vlera e përgjithshme e tregut e pronave të ngrira arrin rreth 3 milionë euro. “Këto prona pritet që, pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Në lidhje me këtë rast, procedura penale po zhvillohet ndaj tre personave fizikë, ndërsa dy prej tyre janë vendosur nën masa sigurie për të siguruar prezencën e tyre gjatë procedurës.

Hetimet janë ende në vazhdim, ndërsa Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se publiku do të informohet për zhvillimet e tjera lidhur me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Previous Story

Arrestohet 39-vjeçari në Austri, dyshohet për helmimin e ushqimit për foshnje

Next Story

Tragjedi në Ferizaj: Foshnja lind në tualetin e emergjencës, nuk arrin të mbijetojë

Latest from Blog

Go toTop